Barcelona dhe Lionel Messi kanë zbarkuar në qytetin e Londrës, një ditë para sfidës kundër Chelseat, në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Chelsea dhe Barcelona do ta zhvillojnë sfidën e 1/8 së finales së Ligës së Kampionëve, shkruan arbresh.info.
Pas akomodimit të futbollistëve të Barçës, superyllit argjentinas, Lionel Messit, i është bërë një vizitë nga legjenda e futbollit anglez, si dhe Barcelonës, Gary Lineker.
Lineker, tashmë moderator i emisionit “Match of the day” ishte në vizitë së bashku me djemtë e tij.
Ish anëtari i Barcelonës dhe Tottenahmit e bëri të ditur takimin përmes një postimi në rrjetin social, Instagram.
“Ky moment sapo ndodhi. Përfundimisht ia arrita të organizojë diçka që i emocionoi sinqerisht të katër djemtë e mi, e normalisht edhe mua. Faleminderit Leo Messi”, ishte mbishkrimi i fotografis nga Lineker.
Vlen të theksojmë se takimi do të zhvillohet nesër nga ora 20:45, në stadiumin Stafmord Bridge të Chelsea. /arbresh.info/
Katari pezullon rolin ndërmjetësues për luftën në Gazë
Burimi planifikon që pas BBVK të punojë kamarier
PSG merr një fitore solide në udhëtim ndaj Angers
Las Vegasi mbulohet nga bora, qytetarët thonë se nuk kanë pa...
NATO i përgjigjet vendosjes së trupave të Koresë së Veriut n...
“T’ua humbim buxhetin djemve”, Gresa ia tregon planin Sarës