Google ADS

Leganes problematike për Atleticon, ndajnë pikët

22:38 | 30 Shtator 2017
Arbresh Info

Leganes dhe Atletico Madridi kanë ndarë pikët në ndeshjen e xhiros së shtatë në La Liga.

Skuadra e Diego Simeones, e cila është e pamposhtur këtë sezon në ligë, ka ndarë pikë në takimin e së shtunës si mysafirë në Municiap de Butarque, shkruan portali arbresh.info.

Pavarësisht përpjekjeve të shumta dhe rasteve, Atletico Madridi nuk arriti ta fus topin në rrjetën e Ivan Cuellarit, skuadra e të cilit shfaqi një paraqitje të mirë.

Atletico Madridi qëndron tani në pozitën e tretë në tabelë me 15 pikë, tri më pak se Barcelona, ndërsa Leganes qëndron në pozitën e shtatë me vetëm 11 pikë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme