Google ADS

Leganes me donacion për luftën ndaj koronavirusit

21:40 | 26 Mars 2020
Arbresh Info

Leganes është klubi i radhës që ka dhuruar para për të luftuar koronavirusin.

Klubi spanjoll ka dhuruar 200 mijë euro për t’iu ndihmuar spitaleve të mposhtin pandeminë e Covid-19, transmeton portali arbresh.info.

Fundet do të përdoren për të blerë teste të reja, ujë, maska, dezinfektues dhe materiale që do t’i ndihmojnë spitaleve emergjente në Spanjë.

Lajmin e donacionit e ka konfirmuar klubi përmes një njoftimi në Twitter.

https://twitter.com/CDLeganes/status/1243253201949921282

Pandemia e koronavirusit në Spanjë ka prekur mbi 56 mijë persona dhe ka vrarë mbi katër mijë./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme