Leganes është mposhtur nga Real Madridi në ndeshjen si nikoqir në Butarque.
Skuadra nën udhëheqjen e trajnerit francez Zinedine Zidanes doli fitues me rezultat 1 me 3 në ndeshjen e mbetur në La Liga të xhiros së 16-të, shkruan portali arbresh.info.
Mesfushori qendror Mateo Kovacic është lojtari me notën më të lartë të kësaj ndeshje. Kovacic është vlerësuar me notën 9.0 për paraqitjen e tij solide pasditen e sotme (e mërkurë).
Me notë të lartë te ‘Los Blancos’ janë vlerësuar edhe Lucas Vazquez (8.8) me një asistim dhe një gol, ashtu si Casemiro (8.2) që krijoi gjithashtu asistim dhe realizoi gol.
Lojtari me notën më të dobët është anësori i Leganes, Nabil El Zhar (5.7)./arbresh.info/
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...
Vidhet një çantë me para në Graqanicë, policia po heton rast...
Të shtëna me armë zjarri në Podujevë, arrestohet një person