Elvis Rexhbeqaj është një ndër futbollistët më perspektiv shqiptar në ligën elitare gjermane.
Mesfushori po kalon nëpër një sezon fantastike me skuadrën e Wolfsburgut, ku ka rënë në sy të ekipeve angleze.
Në fakt, sipas të përditshmes gjermane, BILD, lojtari tashmë ka zgjuar interesimin e Leeds United dhe Norwich Cityt.
Te dyja skuadrat raportohet se janë të gatshëm të ndajnë tetë milionë euro për shërbimet e 21-vjeçarit, i cili ka kontratë të vlefshme me “ujqërit” edhe për një sezon.
Megjithatë, lojtari synon të qëndrojë te klubi gjerman dhe synon ta bindë trajnerin Oliver Glasner.
Ndryshe, Rexhbeçaj është produkt i akademisë së Wolfsburgut gjersa këtë sezon ka pasur rastin të paraqitet 22 herë, ku ka shënuar një gol dhe ka bërë një asistim.
Gresa e imiton Rovenën
Panik në kullën Eifel, zjarr në ashensor
Gucati: U njoftova nga Specialja se e kam përfunduar dënimin...
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...