Kontrata e huazimit të Kaleb Ekubanit nga Chievo te Partizani u mbyll me ndeshjen e fundit të zhvilluar në Korçë.
Të kuqtë kanë dëshirë të madhe që ta mbajnë në ekip golashënuesin më të mirë të sezonit, me 17 gola, por e ardhmja e italo-ganezit është në dorë të Chievos, e cila zotëron kartonin e lojtarit. Mësohet se skuadra italiane pretendon të përfitojë një shumë të majme nga shitja e sulmuesit.
Për momentin thuhet se për Ekubanin kanë shfaqur interesim kampionia e Qipros, APOEL Nikozia dhe anglezët e Leeds United, që militojnë në “Championship”. Ndonëse oferta e qipriotëve ka qenë e konsiderueshme, mbi 500 mijë euro, Chievo nuk është nxituar për ta shitur.
Oferta që ka mbërritur nga Leeds United për Ekuban është më joshëse për klubin italian, i cili ende nuk ka vendosur për të ardhmen e sulmuesit.
Nëse Chievo nuk bindet ta shesë sulmuesin që luajti me Partizanin, por do t’i ofrojë rinovimin, gjasat janë që Ekuban mund të luajë sërish me të kuqtë, duke nisur që nga turi i parë paraeliminator i Ligës së Evropës.
Për momentin, lojtari po shijon pushimet në Itali dhe, në ditët në vijim, pritet që të mësohet edhe destinacioni i ri. Partizani pret që të marrë një përgjigje nga Chievo brenda datës 5 qershor.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Italisë në Kos...
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...