Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve

21:16 | 26 Nëntor 2024
D.H

Robert Lewandowski ka arritur të shënoj gol në sfidën e Ligës së Kampionëve ndaj Brestit.

Për polakun ky gol është i vecantë për arsye se është i 100-ti në Ligën e Kampionëve, shkruan Arbresh.info.

“Lewa” shënoi nga penalltia në minutën e 10-të.

Gjatë gjithë karrierës së tij në këtë kompeticion ai ka luajtur për dy ekipe tjera përvec Barcës, të cilat ishin Bayern Munich e Dortmundi.

Polaku është bërë vetëm lojtari i tretë që arrin këtë shifër të golave pas Cristiano Ronaldos e Lionel Messit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme