Inter nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në udhëtim te Leece, ndeshje e vlefshme në kuadër të javës së 20-të në Seria A.
Në pjesën e parë të dy skuadrat kishin rastet e tyre, por assesi nuk gjeti rrugën drejt golit, transmeton portali arbresh.info.
Ndërsa në pjesën e dytë, i sapo inkuadruari Bastoni i dha epërsinë mysafirëve në minutën e 72-të ndërsa pas pesë minutave Mancosu barazoi shifrat, rezultat me të cilin përfundoi ndeshja.
Pas këtij barazimi, Inter mbetet në pozitën e dytë me 47 pikë, një me pak se Juventus ndërsa Leece renditët në pozitën e 17-të me 16 pikë.
Me të njëjtin rezultat ka përfunduar edhe ndeshja Bologna – Verona.
Bani ndryshoi shifrat në minutën e 20-të ndërsa golin e barazimit e shënoi Borini në minutën e 81-të.
Titullar nga minuta e parë në ndeshje ishte kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili në fund të sezonit do t’i bashkohet Napolit.
Verona renditët në pozitën e 10-të me 26 pikë, ndërsa Bologna renditët në vendin e 12-të me 24 pikë./arbresh.info.
Rita Ora feston sot ditëlindjen e 34-të
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...