Një nga lojtarët më të mirë që njeh historia e basketbollit, LeBron James, ka marrë një vendim të madh për të ardhmen e tij.
Ylli i Los Angeles Lakers ka zbuluar planet e tij pasi ai të pensionohet nga loja e basketbollit. Sigurisht se as ajo periudhë nuk do të jetë larg parketit të NBA.
James ka bërë të ditur se ai planifikon të zotëroj ndonjë skuadër që paraqitet në ligën më të fortë në botën e basketbollit.
“Nuk ka ‘ndoshta’ rreth kësaj çështje. Do ta bëjë atë gjë” ka thënë James kur është pyetur se a do të zotëroj ndonjë skuadër të NBA.
Këtë vendim të lojtarit e ka komentuar edhe legjenda Magic Johnson.
“Duhet një situatë speciale dhe një lojtar special që të bëhet zotërues… LeBron ka të gjitha këto” ka thënë Johnson për vendimin e LeBron.
LeBron James aktualisht është duket luftuar për një vend në ‘Play Off’ me LA Lakers, dhe sipas formës së tij duket se ai është larg pensionimit.
NATO: Anëtarësimi i Kosovës në NATO kërkon konsensusin e 32 ...
Von der Leyen arrin në Serbi, pritet nga Vuçiqi
Ancelotti: Nuk ka favorit në El Clasico, është një lojë e ko...
Balluku takim me të moshuarit në Lushnjë: Zgjerim i shërbime...
Kurti vizitoi për ngushëllime familjen Koshi
Gjykimi në rastin “Januzi dhe të tjerët” fillon ...