Google ADS

LeBron James transferohet në Los Angeles Lakers

08:20 | 2 Korrik 2018
Arbresh.info

LeBron James ka befasuar të gjithë me transferimin e tij në Los Angeles Lakers.

Kjo pasi LeBron James ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e dytë më të trofeshëm, Los Angeles Lakers.

ESPN konfirmon se tashmë gjithçka është e kryer dhe pritet zyrtarizimi nga klubi kalifornian.

“Mbreti” do të përfitojë 154 milionë dollarë për katër vitet e ardhshme. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme