LeBron James është një ndër basketbollistë më të mirë në NBA.
Basketbollisti amerikan aktualisht është lojtar i Cleveland Cavaliers, por kontrata i mbaron në verën e vitit 2018.
“Mbreti” James thuhet se më nuk do të vazhdojë kontratën me skuadrën ku ka kaluar dhjetë vjet të jetës.
Mediat amerikane raportojnë se nënkampioni ka para vetës tre alternativa për të vazhduar karrierën basketbollistike.
Ai thuhet se mund të transferohet te Los Angeles Lakers, ku në qytetin hollivudian ka blerë një shtëpi në vlerë prej 17 milionë eurove.
James thuhet se mund të kaloj edhe në radhët e ekipit të Philadelphia 76ers dhe te Houston Rockets.
Ndryshe, ai ka fituar tre herë titullin e kampionit të ligës më të fortë të basketbollit, NBA.
Zhduket gjuha shqipe nga tabelat në autostradën Shkup-Tetovë...
Maignan pranë rinovimit me Milanin
Pacolli uron 17-vjetorin e Pavarësisë: Festojmë me krenari s...
Audi sfidon konkurrencën – njofton vetura më të shtrenjta dh...
Vendos goli i Conceicaos, Juventusi triumfon derbin e Italis...
Shtatë arsye pse duhet të nisni mëngjesin me banane