Cleveland mposhti 118-105 Charlotte, duke regjistruar fitoren e 45-të sezonale në NBA, sukses që erdhi nga duart e LeBron James, autor i 41 pikëve dhe 10 rebaund.
Ylli i Cavaliers, jo vetëm ishte vendimtar në fushë për skuadrën e tij në këtë sukses, por edhe barazoi rekordin e një legjende si Michael Jordan.
Për James kjo ishte ndeshja e 866-të radhazi në NBA që realizon mbi 10 pikë në një ndeshje, pra duke realizuar një shifër “dopio” pikësh në çdo ndeshje që luan. Hera e fundit që James ka realizuar më pak se 10 pikë daton më 5 janar 2007 dhe që prej asaj dite, në çdo sfidë LeBron shënon mbi 10 pikë në çdo ndeshje. Dhe këtë rekord e realizoi pikërisht ndaj skuadrës ku Michael Jordan është pronar, Charlotte.
Fiton edhe skuadra e Boston, që mundi në sekondat e fundit 97-94 Utah Jazz, ndeshje me rivalitet, vendosur “in extremis” nga basketbollistët e Celtics, ku u dallua Broën me 21 pikë. Skuadra e Lakers mposhti 103-93 Dallas, ndeshje ku ekipi kalifornian u shkëput në minutat e fundit, me Lopez që realizopi 22 pikë, mbështetur edhe nga Randle me 20 pikë e 10 rebaund.
Fitojnë edhe Clippers, skuadra tjetër e Los Anxhelosit, që mundi 111-99 Pheonix në fushën e këtij të fundit. Harris me 27 pikë bëri diferencën në parket në këtë sfië. Ekipi i Memphis, falë 21 pikëve të Brooks mposhti Portland 108-103, duke përmbysur në minutat e fundit avantazhin e miqve, ndërsa Minnesota mundi 125-114 Atlantën, ndeshje ku u dallua Toënsm autor i 46 pikëve e 15 rebaund.
REZULTATET E SOTME
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin