Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, e ka cilësuar formën e Kyle Kuzmas si faktorin vendimtar në tentimin e Lakers për ta fituar titullin e NBA këtë vit.
Trepikëshi i Kyle Kuzmas kur kishin mbetur vetëm edhe 0.4 sekonda lojë ia dha Los Angeles Lakers fitoren me rezultat 124:121 kundër Denver Nuggets në Orlando, ku po zhvillohet sezoni i NBA nën kushte izolimi nga pjesa tjetër e botës, shkaku i virusit Covid-19.
Kuzma e mbylli këtë ndeshje me 25 pikë, gjashtë kërcime dhe tre asiste, pasi ishte treguar i saktë në 11 nga 16 tentimet e tij për të shënuar. Ai ishte edhe më i saktë në trepikësh, pasi i shënoi tre nga pesë gjuajtjet nga largësia.
LeBron James kontribuoi me 29 pikë dhe 12 asiste te Lakers, që i dhanë fund ecurisë prej tri humbjeve radhazi. Anthony Davis e mbylli ndeshjen me 27 pikë.
“Në mënyrë që ne ta fitojmë titullin e kampionit, ai duhet të jetë lojtari ynë i tretë më i mirë”, u shpreh James pas ndeshjes.
“Nëse unë po luaj dobët ose nëse A.D. po luan dobët, atëherë ai duhet të jetë i gatshëm të jetë lojtari ynë i dytë më i mirë në cilëndo natë. Ne nuk mund ta fitojmë titullin nëse Kuz nuk luan mirë”.
Rezervisti PJ Dozier i regjistroi 18 pikë për Nuggets, tetë lojtarë të të cilëve regjistruan numra dyshifrorë për pikë të shënuara. Nuggets i pushuan startuesit për pjesën më të madhe të çerekut të katërt dhe humbja i lë ata vetëm 1 ndeshje gjysmë prapa Los Angeles Clipper për pozitën e dytë në Konferencën e Perëndimit, dy ndeshje para fundit të sezonit të rregullt. Dy skuadrat do të takohen të mërkurën. /Gazeta Express/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...