Mbrojtësi i Kolnit, Leart Paqarada është liruar nga grumbullimi i Kombëtares për ndeshjet kundër Lituanisë dhe Qipros, për shkak të lëndimit.
Gjatë dy ditëve të kaluara ai në përgjithësi ka stërvitur i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit, teksa pas ekzaminimeve mjekësore u vendos që ai të lirohet dhe të kthehet në klubin e tij për trajtimin e nevojshëm.
Dardanët sot nga ora 11:00 do ta kenë seancën e radhës stërvitore, derisa pasdite udhëtojnë drejt Lituanisë.
Kosova ndeshjen e parë në tetor e luan të shtunën ndaj Lituanisë kurse tri ditë më vonë do të ketë punë me Qipron./Arbresh.info
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...