Google ADS

Leao: “Tani ne hyjmë në Europa League dhe do të përpiqemi ta fitojmë”

16:15 | 14 Dhjetor 2023
D.H

Rafael Leao ka folur pas eliminimit nga Liga e Kampionëve duke thënë se tani duhet të fokusohen në fitimin e trofeut të Ligës së Evropës, pasi është një trofe që Milani nuk e ka fituar kurrë.

Kuqezinjtë morën një fitore të madhe 2-1 ndaj Newcastle United në St. James’ Park, por mbeten në pozitën e tretë, pasi Paris Saint-Germain barazoi 1-1 në udhëtim te Borussia Dortmund dhe këto dy klube morën dy pozitat e para.

“Ne donim të vazhdonim në Ligën e Kampionëve, por festuam pas vërshëllimës së fundit, sepse këto janë ende tre pikë të rëndësishme”, ka thënë Leao për Amazon Prime Video Italia.

“Tani ne hyjmë në Europa League dhe do të përpiqemi ta fitojmë, sepse është një trofe që Milani nuk e ka fituar kurrë”, përfundoi sulmuesi portugez.
Edhe kur quhej ende Kupa UEFA, është praktikisht i vetmi trofe i madh i UEFA-s që ende klubi i madh italian nuk e ka fituar. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme