Le Drian: Moratorium për ngërçin tregtar BE-SHBA

14:05 | 17 Janar 2021
Arbresh.info

Ministri francez i Punëve të Jashtme, Le Drian sugjeroi sot një moratorium mbi ngërçin tregtar midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Evropian duke besuar se ai do të lejojë zgjidhjen e një çështjeje që i prek të gjithë”.

“Çështja që i prek të gjithë është ajo e përshkallëzimit të çmimeve dhe taksave mbi çelikun, teknologjinë dixhitale, Airbus dhe veçanërisht sektorin tonë të verës”, tha Jean-Yves Le Drian në një intervistë për ”Journal du Dimanche”.

“Nëse do të gjenim shpejt një metodë për të zgjidhur këtë mosmarrëveshje me Evropën dhe Francën, ajo do të ishte një hap përpara”, tha ai.

“Mund të duhet kohë, por, ndërkohë, ne gjithmonë mund të bëjmë një moratorium”, theksoi Le Drian.

Detyrimet e reja doganore të Uashingtonit, të shpallura në fund të vitit, synojnë produktet franceze dhe gjermane: +25% për verërat dhe konjakrat dhe + 15% për disa pjesë aeronautike./ATSh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme