Google ADS

Lazio tejet i interesuar për Kumbulla, gati të paguajë 30 milionë euro

21:23 | 18 Maj 2020
Arbresh Info

Lazio do të bëjë gjithçka për të transferuar mbrojtësin e Hellas Verona-s, Marash Kumbulla, por duhet të garojë me Arsenal-in.

Kumbulla në javët e fundit është i lidhur me kalimin te Inter ose Napoli, por sipas Tuttosport, drejtori sportiv i Lazio-s, Igli Tare është ndjekës i shqiptarit, transmeton portali arbresh.info.

Thuhet se të gjitha klubet e përmendura kanë interesim për Kumbulla, derisa ende nuk është bërë ndonjë ofertë zyrtare.

Verona kërkon 30 milionë euro për Kumbulla-n, vlerë të cilën është e gatshme ta paguajë Lazio.

Plani i gjigantit italian është të shesë Marusic te PSG për 20 milionë euro, pastaj t’i përdorë paratë për të transferuar Kumbulla-n para skuadrave të tjera./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme