Shefi i mjekësisë së Lazio-s, Ivo Pulcini ka hedhur poshtë spekulimet e se portieri Thomas Strakosha, ka rezultuar pozitiv për koronavirus.
Kishte spekulime që analizat e shqiptarit kanë rezultuar pozitiv për Covid-19, por sipas Pulcini këto janë lajme të rrejshme, transmeton portali arbresh.info.
Ai ka thënë se ka shumë lajme të pavërteta për momentin e ndër to edhe për Strakoshën.
“Është lajm i rrejshëm dhe ka shumë për momentin. Nuk do flas në detaje, por kam biseduar me disa njerëz të përfshirë dhe qeshëm shumë”.
“Strakosha nuk ka koronavirus, e njëjta vlen për të gjithë te Lazio. Ishim të parët që dërguam skuadrën në shtëpi dhe kjo u vërejtë”, theksoi ai.
Lazio ishte skuadra e vetme që nuk lejojë lojtarët të largohen nga Roma, me dallim nga skuadrat e tjera që i lejuan lojtarët të largohen me avion privat./arbresh.info.
Astrit Selmani gjen sërish golin dhe vazhdon me formë të lar...
Në prag të protestës së 26 nëntorit, Berisha: Nesër do të kr...
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas s...
Kurti pret nesër në takim kryetarin e Kuvendit të RMV-së, Af...
Nesër nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pje...
U ofendua nga Edi dhe Driloni, përkeqësohet gjendja shëndetë...