Lazio ka mposhtur Spal me rezultat të thellë 5 – 1, e vlefshme për javën e 22-të në Seria A.
Immobile zhbllokoi shifrat në minutën e tretë, ndërsa Caicedo dyfishoi rezultatin në minutën e 16-të, kurse Immobile në minutën e 29-të trefishoi rezultatin dhe Caicedo shënoi golin e katër në minutën e 38-të, transmeton portali arbresh.info.
Në pjesën e dytë ishte Adekanye që vulosi fitoren në minutën e 58-të, derisa për mysafirët Missiroli në minutën e 65-të shënoi golin e nderit.
Pas kësaj fitore, Lazio ngritët në pozitën e dytë me 49 pikë, ndërsa Spal zë pozitën e fundit në tabelë me 15 pikë.
Nga ana tjetër, Hellas Verona ka barazuar me AC Milan, përballje që përfundoi me rezultat 1 – 1.
Ishte Faraoni që i kaloi në epërsi mysafirët në minutën e 13-të ndërsa Calhanoglu në minutën e 29-të barazoi shifrat përmes një gjuajte mjaftë të bukur nga gjuajtja e lirë.
Milan mbetet në pozitën e tetë me 32 pikë, ndërsa Verona ngritët në pozitën e nëntë me 30 pikë./arbresh.info.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...