Google ADS

Lazio po shkëlqen, këto janë mendimet e Igli Tares

19:22 | 29 Tetor 2017
Arbresh.info

Para ndeshjes mes Beneventos dhe Lazios ka folur drejtori sportiv i klubit nga kryeqyteti, Igli Tare.

Shqiptari u pyet për të ardhmen e Ciro Immobiles dhe demantoi raportimet se një klub nga Kina ka ofruar 70 milionë euro për lojtarin.

“Nuk është asgjë e vërtetë. Nuk kam marrë kurrë asnjë propozim, madje as nga ndonje ndërmjetës. Ciro ka rinovuar kontratën me ne, sepse dëshiron të qëndrojë te Lazio”.

“Ai është në planet tona të paktën deri në vitet 2022-2023. Së bashku kemi krijuar diçka të rëndësishme dhe besoj se rezultatet po e tregojnë këtë”.

“Ecuria, gjithsesi, është ende e gjatë dhe torturuese, ndaj duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje”.

“Objektivat tonë janë të qartë: nuk jemi më një surprizë, por këtë vit mund të jemi edhe më mirë sesa në të kaluarën. Të presim e të shohim”, mbyll deklaratën Igli Tare. /TCh/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme