Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, vazhdon me transfere në afatin kalimtar të verës, raporton arbresh.info.
Skuadra nga qyteti i Romës ditë më parë firmosi kontratë me mesfushorin e Përfaqësueses së Kosovës, Valon Berisha i ardhur nga Salzburgu i Austrisë kurse së fundmi e ka transferuar portierin nga Belgjika,, Silvio Proto.
Ai është 35-vjeçar ndërkohë që në edicionin e fundit ka qenë pjesë e Olympiacosit në Greqi.
La Louviere, RSC Anderlecht, Germinal Beerschot, KV Ostende janë klubet në të cilat është aktivizuar më parë Proto.
Lajmi për kalimin e tij në Lazio i hap rrugë portierit të Kombëtares së Shqipërisë, Thomas Strakosha që të largohet. /arbresh.info/
Austri, mijëra protestues kundërshtojnë formimin e një qever...
Ish-lideri skocez: Elon Musk është një nga njerëzit më të rr...
Kurti mbledh ministrat
Pacolli uron një të premte të këndshme nga Dubai
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Ministrja Nagavci sot përuron çerdhen në fshatin Milloshevë ...