Lazio është e gatshme për të sfiduar Liverpoolin për nënshkrimin me anësorin e Stoke Cityt, Xherdan Shaqirin.
Reprezentuesi kosovar i Zvicrës nuk është një i panjohur në Serie A , pasi ka luajtur te Interi nga muaji janar deri në qershor të vitit 2015, por ishte një eksperiencë e hidhur, transmeton portali arbresh.info.
Bazuar në ‘Calciomercato’, këtu mund të ketë një mundësi tjetër për të pasi Lazio është duke shfaqur interesim për anësorin e Stoke Cityt.
Çmimi i tij është rreth 15 milionë euro dhe Liverpooli është një padyshim në pozitë më të mirë për të nënshkruar me të.
Shaqiri tani është 26-vjeçar dhe kishte paraqitje të mrekullueshme në Kampionatin Botëror duke shënuar një gol dhe duke krijuar një asistim brenda katër paraqitjeve për Zvicrën.
Paga mund të jetë një tjetër problem, pasi lojtari siguron 3 milionë euro në vit.
Sezonin e kaluar, Shaqiri ka shënuar tetë gola dhe ka krijuar shtatë asistime brenda 36 ndeshjeve në Premierë Ligë./arbresh.info/
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...
Banorët e Bazelit miratojnë fondet publike për Eurovision
Bajrami: Të gjithë ata që mbrojnë të korruptuarit, janë të k...
Anisa: Xheneta nuk ka pasë pëlqim të vërtetë ndaj Gjestit, p...
S’ka gola në Ferizaj
Hamza: Bashkatdhetarët në Köln u bashkuan me ne për ta bërë ...