Lazio në finale për Kupë të Italisë

22:43 | 4 Prill 2017
Arbresh Info

Skuadra e Spalletit është mposhtur me rezultat të përgjithshëm 3 me 4 nga Lazio në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

AS Roma siguroi fitore me rezultat 3 me 2 në ndeshjen kthyese të zhvilluar si nikoqir në ‘Stadio Olimpico’, por tri golat e realizuara nga Mohamed Salah (90′)(66′) dhe Stephan El Shaarawy (43′) nuk mjaftuan për të eliminuar skuadrën e Simone Inzahit, shkruan portali arbresh.info.

Lazio arriti të shënojë në ndeshjen kthyese përmes Immobilit (56′) dhe Milinkovic (37′).

Takimi që zhvillohet nesër ndërmjet Napolit dhe Juventusit do të vendos kundërshtarin e Lazios në finale./arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme