Lazio në bisedime me anësorin Thomas Lemar

11:13 | 23 Maj 2018
Arbresh Info

Lazio është në bisedime me anësorin e AS Monacos, Thomas Lemar.

‘TMW’ raporton që negociatat kanë filluar me agjentin e Lemarit derisa presidenti i Lazios, Claudio Lotito, është i gatshëm për të shpenzuar në merkaton verore, transmeton portali arbresh.info.

Lemar refuzoi oferta nga Liverpooli dhe Arsenali në ditën e fundit të afatit kalimtar të vitit të kaluar, por klubet në Premierë Ligë vazhdojnë ende të jenë të interesuar për shërbimet e tij.

Megjithatë, Lotito nuk është i shqetësuar dhe është i përgatitur për të shtruar një ofertë madhështore në mënyrë që të transferoj Lemarin në Romë sezonin e ardhshëm.

Sa i përket pjesës së tij, Lemar tani është i gatshëm të largohet nga Monaco, megjithëse dështimi i Lazios për kualifikim në Ligë të Kampionëve për sezonin e ardhshëm mund të jetë një pengesë për ata./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme