Afati kalimtar i janarit mund ta largojë Vedat Muriqin nga Lazio.
‘Transfermarketweb’ raporton se Lazio mund ta dërgojë në huazim sulmuesin nga Kosova, të cilin e transferuan verën e fundit nga Fenerbahce, përcjell lajmi.net.
“Të zhgënjyer me performancën e tij në këtë fazë të hershme, menaxhmenti i Lazios mund ta huazojë sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, i cili u ble në më pak se dy muaj më parë”, shkruan media italiane.
Muriqi, ka nënshkruar kontratë me Lazion deri në vitin 2025, por konsiderohet si rezervë e Ciro Immobile dhe Felipe Caicedo.
26 vjeçari tani ndodhet në grumbullim te Kosova, dhe arriti të shënonte nga penalltia në miqësoren ndaj Shqipërisë, ku ‘Dardanët’ u mposhtën 2:1
Siguria e Gjermanisë nuk ka prioritet për Trumpin
Dymbëdhjetë ushtarë britanikë lëndohen në një aksident trafi...
Man Utd synon një shkëmbim të madh të lojtarëve me Juventusi...
38-vjeçari gjendet i vdekur në Shëngjin
Ushtria urdhërohet “të qëllojë menjëherë”, teksa mbështetësi...
Sot në Kamenicë zbulohet shtatorja e heroit Metush Krasniqi