Pas fitores që e realizoi disa ditë më parë në Kupën e Italisë, Lazio ka arritur ta mposhtë sërish Napolin, kësaj radhe në Serie A.
Kjo humbje është akoma më e dhimbshme për Napolin, pasi tashmë e kanë humbur edhe kreun e tabelës në elitën e futbollit italian, shkruan Arbresh.info.
Ishte, Isaksen që shënoi golin e vetëm në këtë sfidë të luajtur në arenën napoletane.
Ai shënoi 11 minuta para fundit të takimit. Gjatë gjithë ndeshjes vendasit patën vetëm një goditje në portën e Lazios.
Me këtë fitore, kryeqytetasit janë të pestit në tabelë me 31 pikë, tre më pak se lideri Atalanta, ndërsa Napoli mbetet i dyti me 32 sosh./Arbresh.info
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë
Bora regjistron fitoren e tretë në elitë, mposhtë Prizrenin
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...