Lazio ka arritur në minutat shtesë të pjesës së dytë të sigurojë fitoren kundër Brescia.
Mysafirët arritën të mposhtin vendasit me rezultat 1 – 2, në kuadër të javës së 18-të në Seria A, transmeton portali arbresh.info.
Shifrat i zhbllokoi Mario Balotelli në minutën e 18-të ndërsa Immobile barazoi gjithçka në minutën e 42-të.
Në pjesën e dytë të dy skuadrat kishin mundësitë e tyre, mirëpo ishte përsëri ylli i Lazios, Immobile që gjeti rrugën drejt golit në minutat shtesë të pjesë së dytë (90+1).
Titullar te mysafirët ishte portieri shqiptar Thomas Strakosha.
Pas kësaj fitore, Lazio renditët në pozitën e tretë në tabelë me 39 pikë, tri pikë me pak se liderët Inter dhe Juventus, ndërsa Brescia renditët në pozitën e 18-të me 14 pikë./arbresh.info.
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...
Kryeministri Kurti mirëpriti një delegacion të bizneseve nga...
Therje me thikë ne Lipjan
LDK nesër pret në takim 150 bizneset më të mëdha në vend, Ru...
Mickoski: Kushdo që hap një temë për çështje identitare nuk ...