Lazio ka fituar tri pikë mjaftë të rëndësishme në udhëtim te Genoa, ndeshje e vlefshme për javën e 25-të në Seria A.
Mysafirët synojnë titullin e Seria A dhe e kanë bërë të ditur edhe në këtë ndeshje duke mposhtur Genoan me rezultat 2 – 3, transmeton portali arbresh.info.
Marusic në minutën e dytë iu dha epërsinë mysafirëve, rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.
Ishte përsëri Lazio që përmes yllit të skuadrës, Immobile dyfishoi rezultatin në minutën e 51-të, ndërsa pas gjashtë minutave Cassata ngushtoi rezultatin, derisa Cataldi në minutën e 71-të shënoi golin e tretë për Lazion, kurse golin e fundit të ndeshjes e shënoi Criscito nga pika e bardhë në minutën e 90-të.
Pas kësaj fitore, Lazio mbetet në pozitën e dytë me 59 pikë, një me pak se Juventus që është lider, ndërsa Genoa renditët në pozitën e 18-të në tabelë me 22 pikë./arbresh.info.
https://twitter.com/NigroFerri/status/1231565393174679555
https://twitter.com/NigroFerri/status/1231564519358574594
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës