Google ADS

Lazio mposhtë Dortmund-in, Muriqi debuton në Ligën e Kampionëve

22:51 | 20 Tetor 2020
Arbresh Info

Lazio ka arkëtuar pikët e plota në shtëpi duke mposhtur Borussia Dortmund-in me rezultat bindës 3 – 1.

Qysh në minutën e gjashtë ylli i vendasve, Immobile zhbllokoi rezultatin, kurse në minutën e 23-të Hitz shënoi autogol, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.

Gjatë pjesës së dytë, debutimin arriti ta bëjë edhe ylli kosovar Vedat Muriqi që hyri në lojë në minutën e 67-të duke zëvendësuar Correa-n.

Mirëpo, mysafirët ngushtuan shifrat përmes Erling Haaland që realizoi gol të bukur (71′).

Sidoqoftë, pas gjashtë minutave Akpa Akpro vulosi fitoren e vendasve pas asistimit të Immobile-s.

Pas kësaj fitore, Lazio renditët në pozitën e parë me tri pikë, derisa Dortmund në fund pa pikë./arbresh.info.

Të ngjashme