“Lazio meriton të garojë deri në fund për Seria A”

09:34 | 12 Maj 2020
Arbresh Info

Ish sulmuesi i Lazio-s, Alessandro Matri ka thënë se klubi i vjetër meriton të luftojë për Seria A.

Matri, i cili u pensionua javën e kaluar është impresionuar nga përformancat e skuadrës së Simeone Inzaghi-t, transmeton portali arbresh.info.

Ai ka thënë se Lazio ka formuar një skuadër mjaftë të fortë, andaj meriton të garojë për Scudetto.

“Lazio ka ndërtuar një skuadër mjaftë të fortë. Nuk prisja që të arrin majën kaq shpejtë”.

“E meritojnë të jenë në luftë për Scuedetto”, deklaroi ai.

Lazio qëndron në pozitën e dytë në tabelë, një pikë mbrapa Juventus./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme