Lazio është në bisedime me Gennaro Gattuson për të zëvendësuar Simone Inzaghin pas largimit të tij nga Milani.
Eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio pretendon se një tjetër kontakt është bërë sot (e shtunë) drejtë Gattusos, i cili siguroi vetëm pozitën e pestë në Serie A te “Rossonerët” me një pikë larg Ligës së Kampionëve, transmeton portali arbresh.info.
41-vjeçari është përfolur gjithashtu për kalim te rivali i Lazios – Roma, por duket se është më shumë i prirur për të kaluar te skuadra e “Biancocelestit”.
Brenda 18 muajve si trajner i Milanit, Gattuso ka siguruar 40 fitore, 22 barazime dhe 20 disfata brenda të gjitha kompeticioneve.
Inzaghi ka edhe një vit tjetër në kontratën e tij te Lazio, por ka kërkuar kohë për të shqyrtuar opsionet e tij, gjë që ka nxitur që klubi të konsideroj opsione të tjera./arbresh.info/
Kurti komenton moscertifikimin e Listës Serbe
KG i FFK-së hap procedurë disiplinore ndaj Llapit dhe trajne...
Kurti: Prapa sulmit terrorist në Ibër Lepenc qëndron Millan ...
SHBA do të rrisë prodhimin e raketave
Barcelona mbetet sërish pa Torresin
Kushtetuesja shtyn për janar shqyrtimin e kërkesës së ish-kr...