Lazio e pret Interin në ndeshjen e xhiros së fundit të Serie A.
Lazio ka kaluar në avantazh prej 1:0 me golin e realizuar nga Marusic në minutën e nëntë.
Interi ka barazuar në 1:1 me golin e realizuar nga D’Ambrosio në minutën e 29-të.
Ky gol u kontestua nga Lazio pasi që u pretendua se para se të shkonte topi në rrjetë, është goditur portieri shqiptar, Thomas Strakosha.
Lazio e rikthen epërsinë në 2:1 me golin e shënuar nga Felipe Anderson në minutën e 41-të pas një kundërsulmi.
Interi ka barazuar nga penalltia në minutën e 79-të pas një penalltie të nxjerrë nga Mauro Icardi të cilën vet e ktheu në gol duke e mposhtur portierin Strakosha.
Fitorja ose barazimi Lazion e dërgon në Ligën e Kampionëve ndërsa Interit i kryen punë vetëm fitorja. /arbresh.info/
Konjufca fton mërgimtarët që të regjistrohen për zgjedhjet e...
Liga e Kampionëve vjen me nëntë ndeshje sot – vëmendja te de...
Vazhdon fushata globale `16 Ditët e Aktivizmit kundër dhunës...
Momenti kur Gjesti nga xhelozia i shtyn Xhenetën dhe Vullnet...
Parashikimi i moti në Shqipëri
Anisa e kallë atmosferën me lëvizje sensuale