Lazio hap xhirollogari për të ndihmuar Shqipërinë pas tërmetit

20:30 | 26 Nëntor 2019
A. B.

Shqipëria është tronditur pas tërmeteve të fuqishme në mëngjesin e së martës.

Tërmeti më i madh ishte ai i orës 4 të mëngjesit, 6.4 ballë.

Deri më tani janë konfirmuar më shumë se 10 viktima nga autoritetet shqiptare.

Për ngjarjet e sotme, ka reaguar skuadra e njohur italiane, Lazio, ku luajnë edhe disa futbollistë shqiptarë, në krye me Igli Taren si drejtor sportiv.

Këta të fundit kanë hapur një xhirollogari në IBAN duke e publikuar në faqen e tyre zyrtare me shpresë që tifozët e ekipit të tyre do të kontribuojnë dhe gjitha mjetet e grumbulluara të dërgohen drejt Shqipërisë.

https://www.facebook.com/SSLazioOfficialPage/posts/2448156918628446

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme