Mesfushori i Lazios, Luis Alberto pritet të nënshkruajë kontratë të re që do ta mbajë në klub deri në vitin 2025.
27-vjeçari iu bashkua Lazios nga Liverpool në verë të vitit 2016 për katër milionë euro, transmeton portali arbresh.info.
Spanjolli vazhdon të jetë një ndër lojtarët kryesorë këtë sezon dhe është një ndër lojtarët kyç që i ndihmon skuadrës të ‘luftojë’ për Scuedetto.
Kontrata e Albertos skadon në qershor të vitit 2022, por Gazzetta dello Sport raporton se kontrata e re do ta mbajë deri në vitin 2025.
Nga 1.8 milionë euro që i fiton në sezon momentalisht me kontratën e ardhshëm do t’i fitojë 3.5 milionë euro plus bonuset.
Lazio pos tij në negociata të avancuara për vazhdimin e kontratës është edhe me Marco Parolo, Senad Lulic dhe Thomas Strakosha./arbresh.info.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...