Ndeshja ndërmjet Fiorentinës dhe Lazios, do të mbahet gjatë në histori të këtyre dy skuadrave.
Kjo ndeshje dhuroi emocione të ‘çmendura’, kartona të verdhë e të kuq, gola dhe tensione në fushë ndërmjet futbollistëve.
Pas 14 minutave të parë, gjyqtari kryesor Antonio Damato përjashtoi dy lojtarë me karton të kuq, Marco Sportiello, e skuadrës vendase në minutën e shtatë dhe Alessandro Murgia të Lazios, në minutën e 14-të.
Vetëm dy minuta më pas, skuadra vendase kaloi në epërsi me golin e mesfushorit Jordan Veretout, për 1 me 0.
Në minutën e 31-të, i njëjti lojtar shënoi përsëri nëpërmjet një penalltie, për rezultatin 2 me 0.
Lazio ngushtoi epërsinë në minutën e 39-të, me golin e mesfushorit spanjoll Luis Alberto.
Goli i barazimit nuk vonoi shumë, dhe mbrojtësi, Martin Cacares shënoi në minutën e 45-të për rezultatin 2 me 2, shkruan arbresh.info.
Me këtë rezultat u mbyllën 45 minutat e parë në “Artemio Franchi”.
Ashtu si përfundoi pjesa e parë, filloi edhe e dyta me raste e gola.
“Viola” golin e tretë e shënoi në minutën e 54, përsëri nëpërmjet mesfushorit francez, Jordan Veretout, i cili kompletoi hat-trickun e tij.
Por, këtu nuk përfundoi drama që po zhvillohej në Fiorencë.
Skuadra nga kryeqyteti nuk u dorëzua për asnjë moment, dhe arriti të barazonte rezultatin në minutën e 69.
Golin e shënoi mesfushori brazilian, Felipe Anderon, për rezultatin 3 me 3. Ky gol ishte thjesht “magjikë”, pasi realizoi nga një distancë e largët, për ta mposhtur portierin shqiptar, Thomas Strakosha.
Kur të gjithë menduan se skuadrat do të ndanin pikët, kështu nuk mendoi edhe spanjolli, Luis Alberto i Lazios.
Ai shënoi golin e tij të dytë personal në ndeshje dhe të katërtin për skuadrën e tij, duke kompletuar një përmbysje të çmendur.
Skuadra e trajnerit italian, Simone Inzaghi, ‘luftoi’ deri në fund dhe nuk gaboi, për të marrë tre pikët e plota në kryeqytet.
Me këtë fitore, Lazio rikthenë pozitën e tretë në tabelë me 64 pikë, një më shumë se sa Interi, që ka 63 pikë në pozitën e katërt, kur kanë mbetur edhe pesë xhiro për t’u zhvilluar.
Ndërsa, Fiorentina e trajnerit Stefano Piolit, pas kësaj humbje renditet në pozitën e tetë me 51 pikë, tri më pakë se sa Milani, që mbanë pozitën e gjashtë me 54 pikë, pozitë kjo që dërgon në Evropa Ligë sezonin e ardhshëm. /arbresh.info/
Jaha: Më 9 shkurt LDK-ja do të rikthehet si partia e parë në...
Katër vitamina dhe minerale të nevojshme për çdo shqiptar
“E di që do të na mungoj”, Arioni flet i përlotur pas largim...
Francë/ Teleferiku përplas stacionin e mbërritjes, 8 persona...
Gresa, Sara dhe Ana hamendësojnë për arsyen e daljes së Dian...
Kura kundër kolesterolit dhe dhimbjes së kyçeve, ja si ta pë...