Lazio fillon nesër stërvitjet para-sezonale dhe trajneri Simone Inzaghi ka ftuar 30 lojtarë, përfshirë Valon Berishën dhe Francesco Acerbin.
“Aquile” ka qenë në top katërshe gjatë gjithë edicionit, por një disfatë e pësuar vonë nga Interi në ndeshjen e fundit bëri që ata të përfundojnë në pozitën e pestë, transmeton portali arbresh.info.
Inzaghi dhe skuadra e tij janë mbledhur për stërvitjet para-sezonale në Auronzo di Cadore këtë mbrëmje.
Aty ishte një grup prej 30 lojtarëve, por numri pritet të rritet me ardhjen e atyre që janë në detyrë me skuadrat kombëtare për shkak të Kampionatit Botëror.
Berisha, i cili është transferuar së fundmi te Lazio, është ftuar gjithashtu./arbresh.info/
Skuadra e Lazios: Adamonis, Guerrieri, Proto, Strakosha; Acerbi, Basta, Bastos, Durmisi, Filippini, Luiz Felipe, Marusic, Patric, Radu, Wallace; Berisha, Cataldi, Di Gennaro, Jordao, Leiva, Lombardi, Luis Alberto, Lulic, Minala, Murgia, Parolo, Sprocati; Caicedo, Immobile, Neto, Rossi
Haxhiu: Isufaj e di kush nga prokurorët shkoi në zyrën e kry...
Kurti falënderon SHBA-në për mbështetjen në sektorin energje...
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurs...
Dua Lipa tregon se është detyruar të largohet nga Los Angele...
Qeveria i ndan 100 mijë euro për familjen e Enver Hadrit
Driloni e përqafon Sarën, ndërsa i kërkon t’i besojë që nuk ...