Gjiganti italianë, Lazio shpreson të sigurojnë një marrëveshje me Liverpoolin për transferimin e yllit shqiptar, Xherdan Shaqirin.
Shaqiri e bëri të qartë gjatë verës se dëshiron të largohet nga klubi nga Anfield për të gjetur një klub ku luan futboll të rregullt.
Sidoqoftë, asnjë klub nuk është afruar të bëjë një ofertë që Liverpooli mund ta shoh të pranueshme.
Megjithatë, sipas mediumit italian Corriere dello Sport , klubi Biancocelesti po tregon një interes serioz për Shaqirin.
Djaloshi nga Gjilani bëri vetëm pesë ndeshje si titullar në Ligën Premier sezonin e kaluar, por impresionoi me Zvicrën në Euro 2020.
29-vjeçari dëshiron të luajë dhe do të kishte shumë më tepër mundësi për ekipin e parë në Serie A me Lazion, pasi edhe do t’i përshtatej skemave të Maurizio Sarrit.
Edhe vet Shaqiri kishte deklaruar para disa ditësh që i pëlqen loja që aplikon trajneri italian./Telegrafi/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person