Dora e Maurizio Sarrit te Lazio ka nisur të ndihet që në miqësoret e para gjatë kësaj vere që po i shërbejnë klubit bardhekaltrit si teste për t’u përgatitur sa më mirë për sezonin e ri të Serie A.
Pas suksesit të thellë ndaj amatorëve të Bellunos me shifrat 11-0, Lazio fitoi një tjetër duel miqësor këtë herë ndaj Triestinës me rezutlatin 5-2, ndeshje në të cilën shkëlqeu “problematiku” Luis Alberto i cili zhbllokoi shifrat pas 3 minutash ndërsa më pas me një asist perfekt i dha mundësinë Vedat Muriqit të shënonte edhe golin e dytë. Milinkovic-Savic e Radu në pjesën e parë dhe autogoli i Voltas në fraksionin e dytë i dhanë mundësinë skuadrës bardhekaltër të kryesonte me rezultatin e thellë 5-0, ndërkohë që dy gola të realizuar në fund nga Triestina bënë që kjo sfidë të përfundonte me shifrat 5-2.
Por nëse Lazio e Sarrit ka nisur të marrë formë në fushë, problemet jashtë fushe nuk mungojnë. Nga çështja Elseid Hysaj me tifozët e cila duket se ka marrë zgjidhje pasi janë qetësuar ujrat për të kaluar te çështja e vaksinave kundër COVID-19. Në Itali klubet e futbollit do të tentojnë të vaksinojnë të gjithë futbollistët për të mos pasur me problem me koronavirusin kur të fillojë kampionati, por te Lazio edhe pse i gjithë grupi ka dhënë fillimisht miratimin, disa lojtarë kanë dalur kundër vaksinës duke vendosur klubin me shpatulla pas murit.
Emrat e futbollistëve që nuk duan të vaksionohen nuk janë publikuar nga mediat, megjithatë në Auronzo di Cadore aty ku çdo vit Lazio zhvillon përgatitjet parasezonale do të përpiqen me të gjitha mënyrat t’i bindin të gjithë futbollistët për t’u vaksinuar.
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...