Google ADS

Lazio befason Bayernin në “Olimpico”

22:55 | 14 Shkurt 2024
D.H

Lazio ka befasuar skuadrën e Bayern Munich, duke e mposhtur me rezultat 1-0 në “Stadio Olimpico’ të Romës, në kuadër të  ndeshjes së parë në 1/8 e finales në Champions League.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, shkruan Arbersh.info.

Kurse pjesa e dytë ishte më dramatike.

Në minutën e 67-të, Upamecano u ndëshkua me karton të kuq dhe shkaktoi penallti në favor të Lazios.

Dy minuta më vonë Ciro Immobile ekzekutoi penalltinë ku u tregua i saktë dhe i dhuroi epërsi Lazios.

Bavarezët u munduan deri në fund të barazojnë rezultatin mirëpo pa ia arritur dot.

Sfida kthyese e kësaj ndeshje luhet me 5 mars në Allianz Arena./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme