Lazio ka humbur me rezultat 1-2 nga Verona në Olympico duke treguar se nuk është shumë si ajo Lazio e disa viteve më parë. Mysafirët në dy rastet shënuan paksa me ndihmën e vetë Romës pasi që goli i parë ishte një autogol kurse në golin e dytë mbrojtja e Lazios dhuroi një asist për mysafirët
Lazio ka humbur në Olympico kundër Hellas Veronës me rezultat 1-2.
Ishte një ndeshje ku edhe pse Lazio dominoi, mysafirët tregoheshin të rrezikshëm në aksionet e tyre.
Pjesa e parë ishte e baraspeshuar por që Verona disa herë u tregua e rrezikshme. Pikërisht në fund të ndeshjes, mysafirët do të shënonin golin e epërsisë në minutën e 45-të te ndeshjes dhe ishte një autogol i Lazzaros.
Në pjesën e dytë Lazio ishte më e mirë dhe shënoi golin e barazimit në minutën e 56-të me anë të Caicedos.
Por, Verona filloi të bëj presion lart në mbrojtjen e Lazio dhe kjo e detyroi skuadrën e Inzaghit të bëj një gabim në mbrojtje, të cilin gabim e shfrytëzoi Tameze duke shënuar gol në minutën e 67-të.
Në minutat në vazhdim ishin Lazio që vazhduan ta kërkojnë barazimin por që nuk e arritën atë.
Kjo humbje tregon se Lazio nuk është ajo Lazio e sezonit të kaluar e cila luftonte për titull, derisa tani pas 10 xhirove Lazio është në vendin e 7 me 17 pikë kurse Verona është në vendin e tetë me një pikë me pak.
Në fund, Lazio nuk arrin të nxjerr asnjë barazim nga kjo ndeshje, duke humbur kështu një ndeshje të rëndësishme në luftë për një vend në top-4 këtë sezon. /GazetaExpress/
Cilat kompani gjermane do të largojnë mijëra punëtorë?
Burimi pyet Sarën: A ishte mërzit nëse dal sonte?
Rohde përgëzon policinë e Kosovës dhe atë gjermane për aksio...
Haradinaj: Rinia e Aleancës është e përgatitur të jetë shtyl...
Maqedonci falënderon ushtarët amerikanë për punën e tyre për...
LDK njofton se “Turneu i Ndryshimit” do të mbahe...