Lazio avancon në negociatat me Fenerbahce, për Vedat Muriqin

21:44 | 5 Shtator 2020
Arditë Shkodra

Lazio po bëjnë maksimumin për të siguruar Vedat Muriqin.

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili për dy ndeshjet e shtatorit i mungoi kombëtares, është afër kalimit te Lazio.

Tash e sa kohë raportohet për një marrëveshje të lojtarit me skuadrën, por në ekuacion mbetet edhe Fenerbahce.

‘Corriere dello Sport’ shkruan se Lazio kanë së fundmi negociata më intensive me Fenerbahce, përcjell lajmi.net.

Skuadra turke ka rritur kërkesën dhe nuk pranon më 18 milionë euro për lojtarin.

Mbetet të shihet se cila do të jetë marrëveshja për kartonin e Vedat Muriqit.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme