Atalanta është dashur të përmbys rezultatin mbrëmjen e sotme (e enjte) për të vazhduar në finale të Kupës së Italisë.
Skuadra nën udhëheqjen e Gian Piero Gasperinit fitoi me përmbysje takimin e sotëm kundër Fiorentinas me rezultat 2 me 1 duke vazhduar tutje drejtë sfidës së fundit, shkruan portali arbresh.info.
Luis Muriel realizoi pas vetëm tre minutave lojë në stadiumin Atleti Azzurri d’Italia, por shifrat i barazoi vetëm dhjetë minuta më vonë Josip Ilicic me golin nga pika e bardhë.
Papu Gomez dërgoi në avantazh skuadrën e tij duke shënuar për 2 me 1 gjatë pjesës së dytë dhe kështu Atalanta vazhdoi tutje në finale të Kupës së Italisë me rezultat të përgjithshëm 5 me 4.
Lazio është rivali i tyre në finale pas fitores minimale 1 me 0 mbrëmjen e kaluar kundër Milanit./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...