Lazio ka arritur marrëveshje me Real Betisin për mbrojtësin e majtë me prejardhje shqiptare, Riza Durmishi, me vlerë shtatë milionë euro.
Ka pasur tashmë raporte se klubet ishin praktikisht afër një marrëveshjeje dhe tani duket se kjo duhet vetëm të ratifikohet.
Sipas gazetës spanjolle Marca, është arritur një marrëveshje mes skuadrës italiane dhe asaj spanjolle për reprezentuesin e Danimarkës.
Marrëveshje thuhet se është arritur për vlerën e shtatë milionë eurove dhe 24-vjeçari me prejardhje shqiptare është entuziast për këtë veprim.
Durmishi mund të luajë në pjesën e majtë të mbrojtjes, por edhe si mesfushori i majtë dhe erdhi në Spanjë nga Brondby në vitin 2016.
Ai pritet të fluturojë drejt Romës për teste mjekësore në ditët e ardhshme.
Për Durmishin kishin shprehur interesim edhe Liverpooli dhe Galatasaray në të kaluarën.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...