Laxalt arrin në Milan për teste mjekësore

09:11 | 16 Gusht 2018
Arbresh Info

Mbrojtësi i Genoas, Diego Laxalt ka arritur në klinikën Madonnina për të kryer testin mjekësor në Milan.

Reprezentuesi i Uruguait është i vendosur për t’iu bashkuar “Rossonerëve” për 14 milionë euro, plus 4 milionë bonuse, dhe ka arritur në qytet mbrëmjen e kaluar, transmeton portali arbresh.info.

Mëngjesin e sotëm (e enjte), Laxalt është fotografuar duke hyrë në klinikën Madonnina për të kryer testin mjekësor, që pritet të zgjas për disa orë.

25-vjeçari mund të luaj si një mbrojtës i krahut të majtë, anësor në mbrojtje dhe si pjesë e krahut të majtë të treshes në sulm.

Sezonin e kaluar, Laxalt ka shënuar katër gola dhe ka krijuar tri asistime brenda 34 paraqitjeve kompetitive te Genoa./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme