Lautaro Martinez ka deklaruar se Interi ende beson në titullin e Serie A, pasi ata shkojnë në raundin e fundit dy pikë prapa Milanit, por tregon edhe për keqardhjen e tij më të madhe të sezonit.
El Toro realizoi një dygolësh në Sardenjë golit të parë të realizuar nga Matteo Darmian me kokë.
Kjo fitore 3-1 e mban të hapur garën për titull në raundin e fundit, sepse diferenca prej dy pikësh mbetet.
Duke qenë se Milani ka një rekord superiore ballë për ballë, kjo do të thotë se kuqezinjve u duhet vetëm një pikë për të garantuar Scudetton kur ata të udhëtojnë në Sassuolo.
Interi, ndërkohë, do ta pret Sampdorian, e cila tashmë është e sigurt nga rënia në Serie B.
“Ishte një ndeshje e vështirë, pasi Cagliari kishte shumë në lojë gjithashtu, por ne kishim nevojë të fitonim dhe jam i lumtur që ia dolëm”, deklaroi Lautaro Martinez për DAZN.
“Tani duhet të fitojmë ndeshjen finale dhe të shpresojmë për më të mirën. Ne kemi ende një mundësi për të fituar Scudetton dhe prandaj besojmë”.
Kur u pyet për keqardhjen e tij për sezonin, Lautaro nuk zgjodhi humbjen 2-1 ndaj Milanit që ndan efektivisht skuadrat, por një humbje ndryshe në Stadio Dall’Ara.
“Fatkeqësisht, humbëm pikë shumë të rëndësishme kundër Bolognas. Nëse do të kisha mundësinë të riluaja një ndeshje, do të ishte ajo, ishte një turp i vërtetë”, ka shtuar më tej ai.
Ajo humbje 2-1 ishte ndeshja e riplanifikuar e javës së 20-të që u zhvendos nga janari në maj pasi Bologna u godit nga një shpërthim COVID-19, duke i detyruar ata të shtyjnë ndeshjen.
Ishte ndeshja e vetme e sezonit të Serie A pa kapitenin Samir Handanovic dhe zëvendësuesi i tij Ionut Radu bëri një gabim të kushtueshëm që mund t’i kushtojë tani Interit me titull. /Telegrafi/
Policia dhe SHSKUK sot mbajnë konferencë për media
Kurti: Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim
Dita ndërkombëtare e gatishmërisë epidemike
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Sllatinë dhe vjedhin një pisto...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 300 gjoba brenda 24 orëve
Zhduket një person në Prizren