Lautaro Martinez ka vazhduar shkëlqimin edhe këtë fundjavë, duke realizuar gol në fitoren e madhe të Interit në udhëtim te Lazio 0-2.
Kapiteni i Nerozzurëve po e udhëheq skuadrën e tij drejt titullit kampion, pasi tani kanë katër pikë më shumë se Juventusi dhe po kryesojnë në Serie A.
Sulmuesi argjentinas ka folur pas fitores së Lazios, derisa ka thënë se nuk mendojnë fare për Juventusin, duke e goditur Zonjën e Vjetër se nuk luan futboll të bukur.
“Çfarë folëm me shokët pas barazimit me Juventus? Asgjë, ne mendojmë vetëm për veten tonë. Juventusi ka fituar ndeshje duke mos luajtur mirë, por janë aty pranë nesh”, deklaroi Lautaro.
Tutje sulmuesi argjentinas tha se objektivi i tyre është të fitojnë të gjithë trofetë ku janë në garë.
“Tani po rritemi të gjithë së bashku si skuadër në fushë, por edhe jashtë saj. Shkojmë të gjithë në një drejtim duke luftuar për objektivin tonë që është ai i të fituarit gjithçka”, u shpreh Lautaro.
26-vjeçari këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje në të gjitha garat ku ka realizuar 17 gola dhe ka asistuar në katër të tjerë. /Telegrafi/
Barcelona ka një plan të qartë për Gyokeres, ta transferojë ...
Ankandi i pesëmbëdhjetë për vitin 2024 do të mbahet më 3 dhj...
Vetura përplas për vdekje një 80-vjeçar në Malësi të Madhe
Shifrat e INSTAT: Mbi 761 mijë turistë të huaj në tetor
Kurti merr pjesë në vendosjen e gurthemelit të Stadiumit të ...
Rama fton të gjithë të ndjekin në 4K filmin e realizuar në 1...