Google ADS

Lautaro nuk luan në ndeshjen Inter – Lazio

20:16 | 28 Mars 2019
Arbresh Info

Interi ka konfirmuar se sulmuesi Lautaro Martinez do të mungojë në ndeshjen e së dielës ndaj Lazios.

Gjiganti në Serie A ka konfirmuar përmes një deklarate të publikuar në faqen zyrtare se sulmuesi nuk është në dispozicion për shkak të një problemi në kofshë, transmeton portali arbresh.info.

Martinez u lëndua gjatë fitores 1 me 0 të Argjentinës kundër Marokut në fillim të javës, ndeshja e cila ishte e dyta për të në të cilën startoi.

Interi ka njoftuar se 21-vjeçari “ka tërhequr muskulin në kofshën e këmbës së djathtë” dhe gjendja e tij do të “vlerësohet javën tjetër sërish”.

Mbetet të shihet nëse “Nerazzurrët” do të shfrytëzojnë Mauro Icardin, i cili është kthyer në stërvitje të martën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme