Interi ka vazhduar kontratën me kapitenin e klubit, Lautaro Martinez për 5 vitet e ardhshme.
Kështu ka raportuar eksperti i transferimeve Fabrizio Romano, duke cituar presidentin e klubit Giuseppe Marotta.
Marrëveshja e re pritet të shpallet zyrtarisht brenda pak ditësh.
Argjentinasi, i cili shënoi golin e fitores për vendin e tij në finalen e Copa America kundër Kolumbisë, aktualisht është nën kontratë deri në verën e vitit 2026.
Sulmuesi 26-vjeçar këtë sezon ka shkëlqyer me Interin duke realizuar 24 gola dhe tri asistime në Serie A, ku nerazzurrët u shpallën kampion për herë të 20-të në histori.
Lautaro është pjesë e Interit që nga viti 2018 kur u transferuar nga Racing Club i Argjentinës./Arbresh.info
View this post on Instagram
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...