Lautaro Martinez: “Roma ka lojtarë dhe trajner të mirë, por ne duam të marrim tre pikë”

20:24 | 3 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Sulmuesi i Interit, Lautaro Martinez, beson se Roma do të jetë një kundërshtar i frikshëm të shtunën, po ai është i vendosur të ndihmojë ekipin të marrë tre pikë nga “Stadio Olimpico”.

Në një intervistë për “SportMedia” përpara ndeshjes në Serie A, argjentinasi theksi cilësinë në ekipin e Giallorossëve dhe vështirësinë për t’u përballur me ta jashtë shtëpisë.

Interi përballet me provën e tyre më të vështirë në Serie A për pjesën tjetër të vitit kalendarik në letër, kur ata do të përballen me Giallorossët, me ekipin e Jose Mourinhos që ndodhet në vendin e pstë në tabelë për momentin.

Martinez është shprehur i kënaqur me situatën e tij aktuale te Interi, duke thënë se “Të gjithë njerëzit këtu kanë bërë shumë për të më bërë të ndihem i mirëpritur dhe unë gjithmonë i falënderoj ata sepse ndjej se më trajtojnë si nj lojtar i rëndësishëm”.

“Përpiqem të bëj më të mirën në fushë për të shpërblyer këtë besim”, vazhdoi ai.

Për ndeshjen e nesërme me Romën, argjentinasi e kishte të qartë se nuk e pret në asnjë mënyrë një ndeshje e lehtë.

“Do të jetë një ndeshje e rëndësishme”.

“Ata janë të fortë në shtëpi, ne e dimë se si luajnë, ata kanë një trajner të shkëlqyer dhe kanë lojtarë të mëdhenjë me cilësi të vërtet”.

“Ne duhet të sjellim në shtëpi tre pikë që do të na ndihmojnë të vazhdojmë të ngjitemi në tabelë”, përfundoi ai./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme