Barcelona ka arritur marrëveshje personale me Lautaro Martinez, por Inter ka kërkuar Arthur në këmbim.
Sipas Sport, Barcelona nuk ka para për ta blerë Martinez, andaj ka kërkuar shkëmbim mes lojtarëve, derisa “Neurazurët” duan brazilianin, transmeton portali arbresh.info.
Mirëpo, gjiganti spanjoll nuk është duke lejuar që Arthur të largohet nga klubi dhe shpreson që Inter të kërkojë tjetër lojtar.
Thuhet se Barcelona ia ka ofruar listën me emra, si Nelson Semedo, Ivan Rakitic, Arturo Vidal, Ousmane Dembele dhe Antoine Griezmann në vend të Arthur.
Pritet të shihet gjatë verës nëse Inter do shkëmbejë argjentinasin me ndonjërin nga lojtarët e klubit katalunas./arbresh.info.
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...
Mblidhet KQZ për certifikimin e 17 subjekteve tjera politike
Sot diskutohet për transparencën parlamentare